Transmetuar më 10-08-2020, 14:23

“Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaj dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme.”

Është ky mesazhi që jep doktoreshë Nevila Gjermeni, teksa prej muajsh tashmë po përtballet me pacientët e infektuar me koronavirus.

Video-mesazhi i saj është ndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si mesazh sensibilizimi për qytetarët.

Mjekja flet për lodhjen që pëson, teksa tregon se ka dalë qysh prej mëngjesit të djeshëm nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.

“Kam që dje në orën 07. 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse cdo ditë në këto 5 muaj unë dhe kolegët tanë. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten”, apelon mjekja Gjermeni.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Sakaq teksa numri i viktimave ka shkuar në 199, rastet aktive të të infektuarve në të gjithë Shqipërinë janë 2870. /a.y/noa.al

“Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Lundi 10 août 2020