Transmetuar më 10-08-2020, 16:25

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus në Shqipëri është 47 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë thotë se grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

Gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë.

Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. /k.k/noa.al/