Transmetuar më 10-08-2020, 16:41

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është kundër gjykimit nga e para, dhe për këtë ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Rekurs ka bërë edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Përmes kësaj lëvizjeje, ata i kërkojnë gjykatës të prishë vendimin e Gjykatës të Apelit të Posaçëm dhe pushimin e çështjes së kthyer për rishqyrtim.

Si ish-ministri, ashtu dhe ish-drejtuesi i policisë, shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Apelit dhe çështja të mos kalojë edhe njëherë për rigjykim.

Dhe pas këtij rekursi, procesi gjyqësor nuk mund të nisë më në gjykatë, derisa Gjykata e Lartë të japë një përgjigje zyrtare në lidhje me rekursin.

Më herët, Apeli i Posaçëm argumentoi se Shkalla e Parë ka gabuar kur rikualifikoi akuzën për ta nga “trafik i narkotikëve” në formën e grupit kriminal, në “shpërdorim të detyrës”. /k.k/noa.al/