Transmetuar më 10-08-2020, 17:49

Policia e Kosovës ka arritur që të kapë një sasi droge të llojit marijuanë në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës.

Mësohet se sasia prej 6 kilogramë marijuanë ishte fshehur në pjesën e motorit të një makine e cila kishte hyrë nga Shqipëria.

Droga ishte e ndarë në 15 qese, ndërsa në pranga ra 54-vjeçari me iniciale E.L.

Në lidhje me rastin është njoftuar drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit, thotë policia e Kosovës.

Të gjitha veprimet e mëtejme ndaj personit të dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetent. /k.k/noa.al/