Transmetuar më 10-08-2020, 18:17
Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja është raportuar në rrugën kombëtare Klos – Burrel.

Mësohet se një makinë që lëvizte nga Dibra drejt Tiranës, ka përplasur një këmbësor në afërsi të urës së Shul Batrës.

Për pasojë ka ndërruar jetë 70-vjeçari me emrin Bajram Muça. Automjeti drejtohej nga një 73-vjeçar i cili udhëtonte me bashkëshorten.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi i mjetit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/

Pamje nga vendi i ngjarjes