Transmetuar më 11-08-2020, 08:19

Duke nisur nga e hëna e 10 gushtit, në Paris të Francës bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambient të hapur, në zonat me shumë popullsi.

Bëhet fjalë për katër zona kyçe të kryeqytetit francez: Seine-Saint-Denis, Hauts-de-Seine, Val-de-Marne dhe Val-d’Oise.

Është kjo deklarata e bërë nga autoritetet, në kuadër të masave të marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Urdhri hyri në fuqi duke nisur nga ora 08.00 e mëngjesit të së hënës, për të gjithë personat mbi 11 vjeç.

Siç raporton ‘Le Figaro’, janë mbi 1400 zona në Francë të cilat e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës, në zona me popullsi të dendur. /a.y/noa.al