Transmetuar më 11-08-2020, 08:45

“Pati të shtëna me armë zjarri dhe dikush mbeti i plagosur. Nuk e di gjendjen e tij”. Është kjo deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump, pak minuta pasi ndërpreu konferencën e kësaj të hëne nga Shtëpia e Bardhë.

Trump e kishte nisur konferencën me gazetarët prej pak minutash, kur një agjent i sigurisë iu afrua dhe e largoi nga salla.

Pak çaste më vonë, Presidenti amerikan u rikthye në podium dhe ju tha gazetarëve se e nxorën nga salla pasi jashtë Shtëpisë së Bardhë kishte pasur të shtëna.

“Dua të falënderoj shërbimet sekrete që reaguan në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, tha Trump.

Të shtënat ndodhën mes 17th dhe Pennsylvania Avenue NW, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë dhe pranë Lafayette Park.

Duke iu përgjigjur gazetarëve të pranishëm, Trump tha se nuk u dërgua në bunkerin poshtë Shtëpisë së Bardhë, por në studion e tij ovale.

Presidenti u pyet edhe nëse ndihej i tronditur por tha se, “Nuk e di, dukem i tronditur?”

Më tej shtoi se ndihet shumë i sigurt me shërbimet sekrete, duke i cilësuar si njerëz fantastikë, për të siguruar më tej se gjithçka ndodhet nën kontroll. /a.y/noa.al

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndërpret konferencënLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2181714.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Lundi 10 août 2020