Transmetuar më 11-08-2020, 09:11

I njohur për publikun e gjerë si Virusi, ish-opinionisti i Big Brother është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, aktori Basri Shala, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka zbuluar se ka dalë pozitiv ndaj Covid-19.

Aktori nga Kosova tregon se ka bërë kujdes dhe ka mbajtur maskë, por sërish u infektua.

“Miq, pas disa shqetësimeve që i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe më thirrën prej IKSHP-se dhe m’kallxun që jam njeri shumë i mirë dhe pozitiv. Ata që më njohin e dinë sa shumë kam pas kujdes, por me fund e lëshova bajrakun. Ka shumë kohe që maskën dhe distancën e kam respektu strikt”, shkruan Virusi. /a.y/noa.al