Transmetuar më 11-08-2020, 09:38
Foto ilustruese

Një djalë i ri i denoncuar për dhunë ndaj prindërve të tij dhe të fejuarës, ka përfunduar në pranga.

Gjatë ditës së djeshme, e hënë, efektivët e komisariatit Nr. 6, në Kombinat bënë arrestimi në flagrancë të K. M., 26 vjeç.

I riu akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij.

Po ashtu ai ka kanosur punonjësin e policisë, për shkak të detyrës, gjatë shoqërimit.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që aktualisht ndodhet në paraburgim. /a.y/noa.al