Transmetuar më 11-08-2020, 09:44
Foto ilustruese

Ka gjetur vdekjen në spital 50-vjeçari H.T., i aksidentuar mesditën e së hënës teksa udhëtonte me motor.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i dëmtuari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Lidhur me këtë ngjarje nga efektivët e qarkullimit rrugor u bë arrestimi i A. N., 34 vjeç.

Ai akuzohet se pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues H. T., i cili si gjeti vdekjen.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Makina përplaset me motorin, plagoset një person