Transmetuar më 11-08-2020, 10:11
Një vdekje e hidhur prej koronavirusit vjen nga Kosova, ku një efektive policie e cila ishte shtatzënë ka gjetur vdekjen.
Lajmi është konfirmuar nga mediat e Kosovës, të cilat shkruajnë se policja e cila do të bëhej nënë së shpejti, u trajtua në spital, në Kralevë të Serbisë.
Mësohet se efektivja shërbeu për disa vite në policinë e Shterpcës.
Funerali i saj bashkë me foshnjën që mbante në bark, do të bëhet mesditën e së shtunës.
Nëpërmjet zëdhënësit të Policisë Kosovë, Baki Kelani, është konfirmuar se deri më tani tre efektivë të policisë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. /a.y/noa.al