Transmetuar më 11-08-2020, 10:44

Pas një lidhje disa vjeçare dhe fejesës së mbajtur dy vite më parë, shpesh në media është folur për një dasmë të mundshme mes ish-Missit Armina Mevlani me djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Por dasma e çiftit duket se as këtë vit nuk do të mbahet dhe arsyen e ka zbuluar Armina.

Gjithçka teksa është pyetur nga ndjekësit nëse e shtyu dasmën për shkak të Covid.

Blogerja ju përgjigj kësaj pyetje me fjalët, “Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit. Bëni kujdes!” /a.y/noa.al