Transmetuar më 11-08-2020, 12:51

Plot 10 mijë maska të cilat dyshohet se janë prodhuar në Shqipëri, janë sekuestruar nga policia italiane në portin e Ankonas.

Maskat mbanin të shkruar “Made in Italy” (prodhuar në Itali) dhe udhëzimet ishin në gjuhën italiane.

Por në fakt sipas mediave italiane ishin prodhuar në Shqipëri, çka çoi në sekuestrimin e tyre.

Bëhet fjalë për 10 mijë maska rrobe, të destinuara për në tregun italiane, nëpërmjet mashtrimit se ishin prodhuar përtej detit.

Pritësi i madhit është identifikuar nga policia, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al