Transmetuar më 11-08-2020, 13:13

Fytyra e një burri- Nëse gjëja e parë që tërhoqi vëmendjen tuaj është fytyra e një burri, kjo do të thotë se jeni natyrë që nuk e lini veten plotësisht të lirë dhe shpesh i vini fre ndjenjave tuaja. Vështirë që personi që keni në krahë të arrijë të kuptojë se çfarë ndjeni realisht dhe kjo gjë ju pengon që ta jetoni plotësisht raportin në çift. Një këshillë: Mundohuni që të nxirrni gjithçka ndjeni, pasi keni shumë dashuri për të dhënë.

Fytyra e një gruaje– Nëse gjëja e parë që patë është fytyra e një gruaje, kjo do të thotë se jeni një person që i keni idetë e qarta lidhur me njeriun që do të keni pranë. Keni nevojë për një partner/e, me të cilin të ndani çdo moment të jetës suaj dhe që t’iu mbështesë në çdo aventurë.

Pema- Nëse gjëja e parë që patë është pema, kjo do të thotë se jeni një person që kërkoni një partner fiks si vetja, i cili e do intensivisht natyrën dhe lirinë, shkruan noa.al.

Secili ka hapësirat e veta dhe pasionet e tij. Të ecurit bashkë dhe mbështetja reciproke, është për ju e vetmja mënyrë për ta jetuar në mënyrë intensive një lidhje. /a.y/noa.al