Transmetuar më 11-08-2020, 14:44

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën kallëzim penal për katër zyrtarë të bashkisë Himarë.

Zyrtarët e kallëzuar janë kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Himarë, Renato Hodaj, inspektori Melseid Nelaj, inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektori Dhimitër Balaj.

Katër zyrtarët e IKMT akuzohen për shpërdorim detyre.

Kallëzimi vjen pas verifikimeve në terren, ku IKMT ka vërejtur se të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi./a.y/noa.al