Transmetuar më 11-08-2020, 14:59

Little Grey dhe Little White, janë dy balena të rritura në kushte të këqija në parkun ujor Ocean World të Shanghai, në Kinë.

Në qershor të vitit 2019, nisi udhëtimi i tyre drejt lirisë, në sajë të punës së bërë nga organizata Sea Life Trust.

Thuajse 10 mijë kilometër për të mbërritur në Islandë, në oqeanin e Klettsvik.

Për të arritur atje, dy balenat e bardha udhëtuan me një kamion, me një avion kargo Boeing 747-400ERF dhe një rimorkio portuale.

Pasi qëndruan në një vaskë pranë oqeanit, për tu përshtatur me klimën, në 8 gusht, dy balenat u lanë më në fund të lira në det të hapur. /a.y/noa.al

Lirohen dy balenat, zhytja e parë në det të hapur pas vitesh të tëra në park ujorLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2181800.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 11 août 2020