Transmetuar më 11-08-2020, 15:34

Në Kosovë, ashtu si në të gjitha vendet e Rajonit, koronavirusi po merr çdo ditë jetë njerëzish.

Kështu, në 24 orët e fundit në Kosovë e kanë humbur betejën me këtë virus 13 pacientë.

Sa i përket rasteve të reja, ato kanë qenë 171, nga 463 testime që janë bërë në laborator.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të martën janë regjistruar edhe 190 raste që kanë mposhtur virusin, dhe aktualisht janë 3 mijë e 988 raste aktive në të gjithë vendin.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10 mijë e 590 të prekur nga Sars COV-2. /k.k/noa.al/