Transmetuar më 11-08-2020, 17:28

Sparksi, reperi i njohur shqiptar, prej kohësh në një marrëdhënie, ka propozuar për martesë të dashurën e tij.

Dhe këtë vendosi ta bëjë në festën e ditëlindjes së vet, një natë më parë dhe larg syrit të publikut.

Në disa foto që janë publikuar në rrjete sociale, Sparksi shfaqet i ulur në gjunjë përpara vajzës që i ka rrëmbyer zemrën disa vite më parë.

Reperi ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe madje edhe për këtë ngjarje ka zgjedhur të mos publikojë asnjë foto deri më tani.

Megjithatë, ky rast nuk kishte si t’u shpëtonte fansave të tij. /k.k/noa.al/