Transmetuar më 11-08-2020, 18:37

Edhe pse koronavirusi po merr jetë njerëzish çdo ditë, qytetarët nga ana e tyre nuk tregohen të kujdesshëm për ta parandaluar avancimin e këtij virusi.

Covid-19 po përhapet në masë në qarkun e Fierit, ku së fundmi 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma.

Edhe pse nuk lejohen, në shumë lokale organizohen ceremoni martesore me shumë njerëz.

Ndërkohë janë duke u gjurmuar të 11 rastet e reja në qarkun e Fierit.

Sakaq, në Patos është konfirmuar me koronavirus një futbollist i ekipit të Albpetrolit, rreth 30 vjeç.

Dy javë më parë mësohet se ai ka qenë duke dhënë provim në Tiranë. /k.k/noa.al/