Transmetuar më 11-08-2020, 19:49

Policia norvegjeze ka vënë në pranga miliarderin në fushën e teknologjisë, John McAfee.

Në vend të maskës mbrojtëse ai kishte vendosur një palë të brendshme grash.

Ai refuzoi që të vendoste maskë normale, dhe autoritetet e shoqëruan në polici.

Përmes rrjeteve sociale ai bëri me dije lajmin, ndërsa prangosjen e konsideroi të paligjshme, pasi sipas tij edhe të brendshmet kanë të njëjtin efekt mbrojtës si maska.

Edhe gruaja e 74-vjeçarit tha të njëjtën gjë.

“Insistoj se kjo është maska më e sigurta e mundshme dhe refuzoj të mbroj me gjë tjetër shëndetin tim”, u shpreh miliarderi. /k.k/noa.al/