Transmetuar më 11-08-2020, 19:57

Këto janë pamje tronditëse të cilat vijnë nga një autostradë në Kinën e largët.

Gjithçka duket normale, deri në momentin kur një sasi dheu dhe gurësh të mëdhenj bie mbi rrugë, në provincën Sichuan.

Disa makina kanë qenë pikërisht në vendin ku ra masivi.

Për pasojë, tre persona janë dëmtuar por për fat të mirë pa rrezik për jetën.

Shirat e shumtë dyshohet se kanë shkaktuar rrëshqitjen e gurëve. /k.k/noa.al/