Transmetuar më 11-08-2020, 22:50

Ndërron jetë një person në Kosovë.

Një pacient ka humbur betejën me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit Ukshin Ismajli.

Ismajli bëri të ditur pacienti është nga fshati Sadovinë e komunës së Vitisë.

Që nga 13 marsi në Kosovë janë shënuar 10 mijë e 590 raste të infektimit me koronavirus.

Deri më sot nga COVID-19, në Kosovë, kanë vdekur 355 persona./noa.al/