Transmetuar më 12-08-2020, 08:30

Brigjet e Dhërmiut duket se e kanë argëtuar dhe relaksuar pafund moderatoren e njohur Bieta Sulo.

Ajo ka ndarë disa fotografi nga lundrimi me anije tek Shpella e Piratëve Dhërmi, ku duket e argëtuar.

Ajo shihet me partnerin e saj Alban Dudushi, djalin e tyre Kroi Art dhe vajzën e Albanit, e cila është bërë një zonjushë e vërtetë.

“Shumë e bukur kjo ditë”, shkruan Bieta teksa ndan fotografitë.

Moderatorja sarandjote duket se detin e ka vendin e saj më të pëlqyer dhe kënaqësinë që merr prej tij, por edhe njerëzit e familjes, nuk e ndërron me asgjë. /a.y/noa.al