Transmetuar më 12-08-2020, 08:44

“Mora vaksinën kundër Covid”. Është kjo deklarata e bërë nga kreu i Fondit Rus për Investime Direkt (Rdif), i cili po financon vaksinën, Kirill Dmitriev, duke lajmëruar marrjen e vaksinës kundër koronavirusit, të lajmëruar një ditë më parë nga Presidenti Vladimir Putin.

“Mund të themi se funksionon. E mora vetë. Ia dhashë edhe prindërve dhe gruas”, deklaroi Dmitrev për CNN, duke shpjeguar se shpërndarja e vaksinës do të jetë graduale.

“Nuk do ua japim 10 milionë njerëzve nesër. Do jetë një shpërndarje shumë graduale dhe e kujdesshme”, deklaroi ai. /a.y/noa.al

Koronavirusi, Putin: Kemi vaksinën e parë anti-Covid! Testi tek një nga vajzat e tij