Transmetuar më 12-08-2020, 09:15

Për të konfirmuar se lufta kundër Covid-19 është edhe një sfidë gjeopolitike, Rusia e quajti vaksinën e saj, e para në botë e regjistruar “Sputnik V”, me emrin e satelitit të parë artificial të dërguar në orbitë përreth Tokës.

Nisja e Sputnik nga kozmodromi i largët Sovjetik i Baikonur në vitin 1957 shënoi fitoren e parë të Bashkimit Sovjetik mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ashtuquajturin “garë hapësinore”, beteja më pasionante pas luftës së Ftohtë.

Emri “Sputnik V” është ai që i është dhënë vaksinës për tregun e huaj, siç shpjegohet nga Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus për Investime Direkt (Rdif), i cili po financon vaksinën.

Ishte vetë Dmitriev ai që foli për CNN në lidhje me “momentin Sputnik”, kur në fund të korrikut u zbulua se regjistrimi i vaksinës do të bëhej deri më 12 gusht.

“Amerikanët u befasuan atëherë dhe e njëjta gjë është edhe me vaksinën, Rusia do ta realizojë atë e para”, siguroi Dmitriev, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë kërkuan që të bëhej kujdes, pasi nga limiti i shpejtësisë, mund të cenohej siguria dhe efikasiteti.

Për të qëndruar në klimën e Luftës së Ftohtë, Rusia njoftoi se ka krijuar gjithashtu një faqe zyrtare për shpërndarjen e informacionit të detajuar dhe të azhornuar mbi “Sputnik V” dhe për të luftuar fushatën e dezinformimit mbi vaksinën ruse, të shpërndarë nga media të ndryshme ndërkombëtare.

Vetë Dmitriev denoncoi se “sulme të koordinuara dhe të përgatitura me kujdes të mediave kundër vaksinës së Rusisë, po zhvillohen në të gjithë botën”.

Muajin e kaluar, shërbimet e inteligjencës nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja akuzuan Moskën për përpjekje për operacione hakmarrjeje për të vjedhur informacione rreth zhvillimit të vaksinës Covid-19, shkruan noa.al.

Zyrtarisht, emri Sputnik – që do të thotë “shoqërues i udhëtimit, por edhe satelit” – u zgjodh me shpresën se njëlloj si në vitin 1957 sateliti Sovjetik përshpejtoi interesin botëror për hulumtimin e hapësirës, ​​të njëjtën gjë do të bëjë edhe në ditët e sotme vaksina ruse.

BRSS mbizotëroi garën në hapësirë ​​për disa vjet – pasi në vitin 1959, ishte i pari që dërgoi një artifakt në Hënë dhe në vitin 1954 ishte i pari që dërgoi kafshë në hapësirë, deri në misionin historik të Yuri Gagarin, njeriu i parë që fluturoi në mungesë graviteti në 1961, i ndjekur nga gruaja e parë, Valentina Tereshkova në 1963.

Kozmonauti Aleksei Leonov, në vitin 1965, ishte qenia e parë njerëzore që la një kapsul që të mbetet pezull lirshëm në hapësirë, duke kryer veprimtarinë e parë ekstravehikulare në histori. Por siç dihet, “gara hapësinore” u fitua përfundimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në vitin 1969, me misionin Apollo 11, e dërguan njeriun e parë në Hënë. /a.y/noa.al

Koronavirusi, Putin: Kemi vaksinën e parë anti-Covid! Testi tek një nga vajzat e tij

“Mora vaksinën kundër Covid”, deklarata e kreut të fondit sovran në Rusi