Transmetuar më 12-08-2020, 10:04
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët në Vlorë, teksa ka qenë në ecje e sipër.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e kaluar, e martë, në fshatin Panaja.

Mësohet se ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur tërësisht automjeti tip ‘Ford Mondeo’, në pronësi të shtetasit I.Sh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku është aksidental për shkak të një defekti teknik të automjetit. /a.y/noa.al