Transmetuar më 12-08-2020, 10:29

I dyshuari si organizator i breshërisë së të shtënave drejt hotel “Voloreka” në Pogradec, është 52-vjeçari Ilir Berberi.

Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Driloni”, bashkë me tre bashkëpunëtorët e tjerë.

Berberi, i cili njihet ndryshe si “Lili i Rrushkës”, më 8 gusht qëlloi drejt hotelit të Jetmir Meçollarit, ku krahas dëmtimeve në objekt, plumbat bënë “shoshë” edhe shtatë makina.

52-vjeçari rezulton person me një sërë precedentësh penalë, që nga gjobëvënia, vjedhja dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu ai është hetuar si i dyshuar, edhe për vrasjen e shefit të komisariatit Pogradec, Agron Gjyrezi.

Berberi u kap gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, në një zonë mes maleve, ndërsa mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

Prangosja e tij u bë teksa ishte në gjumë, çka e bëri të pamundur reagimin.

Krahas Berberit, nga operacioni ku u angazhuan edhe forcat Renea, u arrestuan tre bashkëpunëtorët e tij Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu kapen dhe arrestohen edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar.

Ndaj Ilir Berberit, Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me persona të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe burgut gjatë kryerjes së detyrës. /a.y/noa.al

Renea kap organizatorin e sulmit me armë në hotelin në Tushemisht, pranga dhe 3 bashkëpunëtorëve/Emrat

Kush është i riu i arrestuar sot që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotelit në Pogradec

Breshëri të shtënash drejt hotelit në Tushemisht pas konfliktit me pronarin, një në pranga, 3 në kërkim

Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve