Transmetuar më 12-08-2020, 11:04

Shkencëtari zviceran Konrad Steffen, gjeti vdekjen në një incident tragjik në Groenlandë.

Studiuesi zviceran 68-vjeçar, ishte vlerësuar ndër studiuesit më të mëdhenj të ndryshimeve klimatike, i cili me kërkimet e tij synonte që të sensibilizonte lidhur me atë që po ndodhte me klimën në Tokë.

Steffen humbi jetën teksa ndodhej në stacionin meteorologjik, e njohur si fusha zvicerane, mes akullnajave të Groenlandës, të cilat po shkëputen në copa, për shkak të ngritjes së temperaturave.

Ai u rrëzua nga një lartësi prej 100 metrash, pikërisht teksa u shkëput një copë e madhe akulli.

Incidenti që i mori jetën shkencëtarit, ndodhi të hënën më 10 gusht. Trupi i Steffen nuk është rikuperuar ende dhe nuk dihet se kur mund të rikuperohet. /a.y/noa.al