Transmetuar më 12-08-2020, 11:43

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan. Sipas burimeve nga grupi hetimor, të siguruara nga “BalkanWeb”, vrasësit u tradhtuan nga ADN e vitkimës.

Nga hetimet rezulton se Runaj po ecte në motor me Xhuljo Hoxhaj. Kur janë afruar tek varrezat, ekzekutori Euglen Halilaj i ka kërkuar Runajt të ndalonte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine. Pastaj e ka goditur dhe 26 herë të tjera.

Ndonëse motorin e ka larë në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur aty.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dy të dyshuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj shfaqen në kamera sigurie tek palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes. Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin. Të dy shfaqen ne kamera përballë shtëpisë së Ramazanit.

Zbardhen vrasjet e fundit tronditëse në Elbasan, policia prangos dy të dyshuarit (Emrat)