Transmetuar më 12-08-2020, 12:14

Dalin pamje të reja nga sulmi me armë në hotel “Voloreka” në Pogradec më 8 gusht, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt godinës me pushues dhe u bënë “shoshë” nga plumbat shtatë makina.

Në videon që shihni më poshtë shihet një nga autorët e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, me automatik në dorë, duke ecur pranë hotelit.

Më tej ai hap zjarr me breshëri automatiku drejt hotelit dhe makinave të parkuara, për tu larguar me shpejtësi.

I dyshuari si organizator i breshërisë së të shtënave drejt hotel “Voloreka” në Pogradec, është 52-vjeçari Ilir Berberi.

Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Driloni”, bashkë me tre bashkëpunëtorët e tjerë.

Berberi, i cili njihet ndryshe si “Lili i Rrushkës”, rezulton person me një sërë precedentësh penalë, që nga gjobëvënia, vjedhja dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu ai është hetuar si i dyshuar, edhe për vrasjen e shefit të komisariatit Pogradec, Agron Gjyrezi.

Berberi u kap gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, në një zonë mes maleve, ndërsa mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

Prangosja e tij u bë teksa ishte në gjumë, çka e bëri të pamundur reagimin.

Krahas Berberit, nga operacioni ku u angazhuan edhe forcat Renea, u arrestuan tre bashkëpunëtorët e tij Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje. /a.y/noa.al

Pamje të reja nga sulmi në hotelin në Tushemisht, një person me automatik hap zjarrLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2181975.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 12 août 2020

Renea kap organizatorin e sulmit me armë në hotelin në Tushemisht, pranga dhe 3 bashkëpunëtorëve/Emrat

Kush është i riu i arrestuar sot që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotelit në Pogradec

Breshëri të shtënash drejt hotelit në Tushemisht pas konfliktit me pronarin, një në pranga, 3 në kërkim

Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve