Transmetuar më 12-08-2020, 13:05
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Durrës, ku një fëmijë është mbytur duke u larë në pushin.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

I mituri nga Kosova E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se fëmija ndodhej me pushime me prindërit në Durrës, kur ju ka shpëtuar nga vëmendja.

Lidhur me rastin e dhimbshëm, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /a.y/noa.al