Transmetuar më 12-08-2020, 14:38

Një vajzë e re ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 12:56 të mesditës së sotme, në autostradë, pranë fabrikës së kripës.

Automjeti tip ‘Golf’ me drejtues shtetasin F. Z., ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, e moshës 27-vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, grupi hetimor po kryen veprimet e rastit. /a.y/noa.al

Makina ra në kanal, pamje nga aksidenti në Fier-VlorëLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2182011.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 12 août 2020