Transmetuar më 12-08-2020, 14:57

Gjermania shqetëson me shifrat e fundit të infektimeve prej koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.226 raste të reja, siç raporton instituti “Robert Koch”.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, shprehu shqetësimin e tij, duke folur për vatra të nxehta.

“Kemi vatra të reja të nxehta, në çdo rajon dhe jo vetëm nga ata që kthehen nga udhëtimet, por edhe tek ata që bëjnë festa të çdo natyre. Nëse në këtë moment nuk tregohemi të kujdesshëm, situata mund të përkeqësohet”, u shpreh Spahn.

Deri më tani në Gjermani numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 9.268, ndërsa i infektimeve në 219.575. /a.y/noa.al