Transmetuar më 12-08-2020, 15:30

Kosovën duket se e pret një vjeshtë e vështirë sa i përket përballjes me koronavirusin.

Institucionet shëndetësore kanë raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 pacientë.

Ndërsa rastet e të prekurve janë shtuar me 205, nga 521 testime për të dyshuar me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë prekur 10 mijë e 795 persona.

Gjatë 24 orëve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 163 pacientë. Deri më tani, nga sëmundja janë shëruar 6 mijë e 411 persona. /k.k/noa.al/