Transmetuar më 12-08-2020, 15:48

Shpejtësia me të cilën ecin shoferët vijon të jetë shqetësim. Madje nga kontrollet ka rezultuar se edhe në ditë me trafik ka nga ata të cilët ecin me 183 kilometra për orë.

Kontrollet këtë herë janë bërë në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. K., I. K., R. O dhe T. B.

Si edhe janë proceduar penalisht shtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. /k.k/noa.al/