Transmetuar më 12-08-2020, 17:43

Pesë mijë e 191 paga lufte do të shpërndahen për punonjësit e transportit publik, që janë larguar nga puna në muajin qershor 2020.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa Kryeministri Rama thotë se efekti financiar për këtë katogori është 134 milionë e 966 mijë lekë.

“SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP”, shkruan Rama në Facebook. /k.k/noa.al/