Transmetuar më 12-08-2020, 18:32

I pari President i cili do të injektojë vaksinën kundër koronavirusit, që e ka prodhuar Rusia, do të jetë ai i Filipines.

Rodrigo Duterte ka thënë se është gati që ta bëjë diçka të tillë.

“Besoj në vaksinën e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, u shpreh presidenti Duterte.

Nga ana tjetër, edhe Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.

Sa i përket koronavirusit, Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë të infektimeve me COVID-19 në Azi. /k.k/noa.al/