Transmetuar më 12-08-2020, 21:46

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në një nga rrugët kryesore të qytetit, në bulevardin"Gjergj Kastrioti", ku një këmbësor dyshohet se është përplasur nga një makinë.

I aksidentuari Y. Xh., rreth 60 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se makina drejtohej nga  H. D., i cili është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

Vijojnë hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë./noa.al/