Transmetuar më 13-08-2020, 14:11

Nën akuzën e ngacmimit seksual, vihet në prangat e policisë, ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq.

Mediat e Kosovës raportojnë se ish-ministri, gjatë punës së tij në spitalin e Pejës, ka ngacmuar seksualisht një 23-vjeçare, e cila ndodhej në spital me vajzën e saj.

E dëmtuara, ndodhej në repartin e Ortopedisë në spitalin e Pejës ku prej dy javësh kishte të shtruar të bijën, kur pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mjeku Numan Baliq.

E reja deklaron në polici se mjeku i ka kërkuar që ti shkonte në zyrë që ta sqaronte për gjendjen e të bijës dhe aty ka nisur që ta ngacmojë me fjalë dhe më tej ta prekte në trup.

Policia tha zyrtarisht se, “Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”. /a.y/noa.al