Transmetuar më 13-08-2020, 15:35

Edhe pse me një ulje të lehtë në krahasim me një ditë më parë, situata me koronavirusin në Kosovë vijon të jetë shqetësuese.

Në 24 orët e fundit tetë pacientë e kanë humbur betejën me virusin, ku prej ditësh ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga 491 testimet e realizuara, 193 kanë rezultuar raste të reja.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 205 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10 mijë e 590 të prekur nga sëmundja Covid-19. /k.k/noa.al/