Transmetuar më 14-08-2020, 08:48

Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në 2 shtator.

Konfirmimi është dhënë nga i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai konfirmon se liderët e dy vendeve do të takohen në SHBA më 2 shtator.

Ky takim ishte planifikuar për në 27 qershor nën ndërmjetësinë e Grenell, por u anulua pasi Prokuroria e Posaçme e Hagës, dërgoi akuzat për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. /a.y/noa.al