Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagon lidhur me takimin mes Kosovës dhe Serbisë i cili pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator.
“Mirëpres takimin e planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi falënderues për përkushtimin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në rajon”, shkruan Thaçi.
Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në 2 shtator.
Konfirmimi është dhënë nga i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai konfirmon se liderët e dy vendeve do të takohen në SHBA më 2 shtator.
Ky takim ishte planifikuar për në 27 qershor nën ndërmjetësinë e Grenell, por u anulua pasi Prokuroria e Posaçme e Hagës, dërgoi akuzat për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. /a.y/noa.al
Grenell: Kosova dhe Serbia takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë