Transmetuar më 18-08-2020, 20:27

Në fakt, kemi parë që edhe gjatë viteve të tjera plehërat e hedhura vend e pa vend nga shqiptarët vijnë dhe i mbledhin turistët e huaj në vendin tonë.

Në mungesë të tyre, këtë vit duket se kjo problematikë  është bërë edhe më shqetësuese.

Këngëtari Landi Hysi, i cili u bë i famshëm nga grupi “West Side Family” po kalon pushimet në bregdetin e jugut, prej nga ku i revoltuar u shpreh se ne nuk bëhemi më si vend.

Këngëtari ka postuar disa video në llogaritë e tij sociale duke reaguar ashpër ndaj disa njerëzve që kanë festuar në jug e i kanë lënë mbeturinat në bregdet.

“Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa", thotë ajo teksa tregon me gisht edhe vendin e mbeturinave.

"Shqipëria është një vend i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi”- shprehet ndër të tjera Landi Hysi.

Në fund ai përdor edhe fjalën ‘legena’ për ata që nuk dinë të sillen, duke penalizuar kështu një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare, e cila vepron ndryshe.

Hedhja e plehrave kudo dhe pa kujdes është një problematikë e vjetër në vendin tonë.