Selanik, i vihet zjarri makinës së konsullatës shqiptare
Transmetuar më 20-08-2020, 08:28

I vihet zjarri një makine të konsullatës shqiptare në Selanik të Greqisë. Ngjarja është shënuar gjatë mesnatës mes të martës dhe të mërkurës, ku një person i paidentifikuar i ka vënë zjarrin gomës së parë të mjetit.

Autori i ngjarjes i ka vendosur disa pllaka parafine në gomën e parë mjetit, për ti vënë flakën më tej.

Ishte një kalimtar i rastit ai që pa flakën, duke ndërhyrë për të shuar zjarrin, pa shkaktuar dëme të shumta në mjet.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al