Dëshmi mbi bukuri të rralla në Shqipëri! (Foto+Galeri)
Transmetuar më 20-08-2020, 15:12

Shqipëria, për nga natyra, duhet ta kishte sektorin e turizmit ndër më të zhvilluarit në rajon e më gjerë.

Bukuritë natyrore të vendit tonë përmenden edhe në sugjerimet e faqeve apo revistave më prestigjoze të udhëtimeve, kudo në botë.

Janë përzgjedhur përmes imazheve (Fotogaleri) disa peisazhe të natyrës sonë, nga veriu deri në bregdetin e jugut, që dëshmojnë se asgjë nuk i mungon Shqipërisë, veç vëmendjes që kërkon një sektor si turizimi.

Nga të tilla peisazhe kuptohet që, vendi ynë ka potencial të mjaftueshëm që të tërheqë shumë më tepër turistë vendas apo edhe të huaj.

Konkurenca me vendet fqijnje, të cilat kanë gjithashtu bregdet, si Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia, shihet si pengesë kryesore, përveç keqmanaxhimit apo mungesës së vëmendjes nga shteti ndaj këtij sektori me rëndësi për ekonominë, gjatë tërë këtyre viteve.

/NOA.al