Transmetuar më 21-08-2020, 15:29
Foto ilustruese

Kosova vijon me shifra të larta dhe shqetësuese viktimash dhe të infektuarish prej koronavirusit.

Dhjetë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si dhe janë shënuar 162 raste të reja pozitive.

Rastet e reja vijnë nga 584 testime të kryera në në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin e Shëndetit Publik në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.

Me shifrat e fundit numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga dhe 448 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 220 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.571. /a.y/noa.al