Transmetuar më 21-08-2020, 18:29

Shkrimtari dhe artisti i njohur Çun Lajçi, denoncoi sot kërcënimin që mori përmes rrjeteve sociale.

Lajçi është kërcënuar me vrasje.

Ai prej disa ditësh po zhvillon disa vizita nëpër qytetet e Kosovës, ku edhe po shet librat e tij.

Çun Lajçi është pritur mjaft mirë nga të rinjtë, të cilët janë parë të blejnë librat e tij, në qytete të ndryshme të Kosovës.

Megjithatë një person përmes rrjetit social në ‘facebook’ e ka kërcënuar sot shkrimtarin Lajçi me vrasje, teksa ngjarja është denoncuar nga vetë ai.

Lajçi na profilin e tij zyrtar ka publikuar fotografitë e mesazhit që ka marrë, duke shkruar: “Mbajeni n’mend ket njeri, qe dashka me m’vra?!”.

Cili ka qenë kërcënimi?

“… por ato libra të dua inshalla sja shoh evladit tim kurrë ne dore se vi e të vras”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar shkrimtarit, të cilin Çuni e ka publikuar vetë.

/NOA.al