Pas një konflikti vajza shqiptare sulmon të ëmën me thikë, arrestohet nga policia
Transmetuar më 21-08-2020, 19:26

Një vajzë është arrestuar në Mitrovicë, nën akuzë se sulmoi dhe plagosi të ëmën me thikë.

Nga sulmi, identitet e të cilave nuk bëhen të ditura, vajza i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore nënës së saj.

Ngjarja raportohet se ndodhi pas mos-marrëveshjeje familjare.

Megjithatë, nga sulmi e ëma e vajzës raportohet se nuk ka pësuar dëmtime serioze për shëndetin.

Pas sulmit, ajo ka marrë ndihmën e menjehershme mjekësore dhe ka dalë nga spitali.

Vajza e dyshuar për sulmin, është lënë qeli pas arrestimit, të paktën për 48 ore, deri në mbyllje të hetimeve paraprake.

/NOA.al