Transmetuar më 22-08-2020, 12:47
Një efektiv i policisë së Kosovës ka humbur jetën prej koronavirusit, teksa prej ditësh ishte i shtruar në spital.
Viktima është Miftar Kurti, i cili prej dy javësh ishte i intubuar, i shtruar në spitalin e Vushtrisë.
Efektivi gjeti vdekjen gjatë ditës së premte.
Në raportin zyrtar të pasdites së djeshme, u raportua se në Kosovë humbën jetën dhjetë pacientë të infektuar me koronavirus.
Sakaq 24 orët e fundit u shënuan 162 raste të reja infektimesh me Covid-19. /a.y/noa.al