Ngjarje e veshur me mister në Korfuz, qytetari shqiptar plagos policin grek dhe zhduket
Transmetuar më 22-08-2020, 21:24

E veshur me mister është një ngjarje e ndodhur në qytetin grek pranë jugut tonë, Korfuz, ku protagonistë shihet të jenë një i ri shqiptar dhe një polic vendas.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paksos, në sheshin "Gaiou", ku në rrethana të paqarta, qytetari shqiptar është konfrontuar me punonjësin e policisë greke i cili nuk ishte në detyrë gjatë incidentit, raporton noa.al.

Në një moment gjakrat janë nxehur dhe shqiptari ka gjetur diku aty një send të hekurt dhe e ka qëlluar policin grek duke i shkaktuar plagë serioze në kokë.

I dëmtuari është transportuar në spitalin e Korfuzit dhe më tej u dërgua në spitalin ushtarak të Selanikut, ku raportohet se nuk është në rrezik për jetën.

Ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të paditur, por të premten është gjetur dhe arrestuar, njoftoi sot policia lokale.

Që nga e hëna që ndodhi ngjarja, për afro pesë ditë, i dyshuari qëndronte i fshehur në zona pyjore të Korfuzit. /noa.al/